Live

“Marrëveshje të keqe s’mund të zbatojmë”, Haziri flet për qasjen e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit

23:30 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

Sipas Hazirit, draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më evropian.

“Ne kemi disa javë që e themi se marrëveshje të keqe nuk mundemi të zbatojmë. Baza e marrëveshjes është 27 shkurti në Bruksel. Draft dokumenti në këtë fazë është dokument evropian kjo është kleçka se në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës nuk quhet më evropian. Ne sot e kemi bërë të ditur pa ndodhur 9 shkurti ende, ne iu kemi thënë të gjithë partnerëve tonë që për LDK-në ky dokument nuk mundet si i tillë të procesohet se qeveria Kurti e ka humbur legjitimitetin ka bërë komente dhe është mbyllur. Qeveria e re me mandate të ri ka të drejtë legjitime të kërkojë fjalën e vet në dokumentin e fundit”, ka thënë ai në tëvë1.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...