Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë të martuar që prej 22 shkurtit, por çifti ka vendosur që martesën ta shënojnë edhe me një ceremoni.
Cifti kanë përzgjedhur Caprin Italian për organizimin me 120 të ftuar.
Ish modelja e Victoria’s Secret kishte veshur një fustan të bardhë të thjeshtë. Edhe kitaristi gjerman nuk e ka ekzagjeruar me veshjen duke i’u përshtatur gruas së tij.
Cifti u panë të lumtur krah njëri tjetrit dhe do vazhdojnë të shijojnë muajin e mjaltit në Capri.