Live

Mashtroi dy persona e ua mori mbi 100 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Suharekë

10:11 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se ka përvetësuar një shumë të madhe parash përmes mashtrimit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari në një periudhën kohore 2023-2024, ka mashtruar dy burra duke u paraqitur dëshmi të rreme dhe nga të njëjtit ka marrë mbi 100 mijë euro.

Mushtisht /2023-2024.  Me datë 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...