Halil Matoshi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka shkruar një status në 35-vjetorin e LDK-së.
Matoshi ka treguar se ishte nënshkrues i Konventës së parë themeltare të LDK-së, duke dhënë një historik të themelimit të partisë më të vjetër në historinë e pluralizmit kosovar.
Në fund, Matoshi ka shkruar shkurt në lidhje me LDK-në nën drejtimin e Lumir Abdixhikut.
“LDK në drejtimin e Lumir Abdixhikut, âsht tue kërku kauzat e saj të reja që u përshtatën dimensioneve tjera të lirisë, drejt modernizimit të vetës e maturimit të shtetit” – ka shkruar Matoshi.