Live

“Mbishkrimi Kosova është Serbi”, i caktohet edhe një muaj paraburgim për tre malazezëve te arrestuar në Deçan

19:13 / 27 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj tre shtetasve të Malit të Zi, të cilët u arrestuan një muaj më parë pasi në targat e automjetit të tyre figuronte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Për tre shtetasit e Malit të Zi, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të ushtrisë malazeze, vazhdimin e masës së paraburgimit e ka kërkuar Prokuroria Speciale.

Rasti në fjalë tani është përcjellë në kompetencë të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurve R.K, M.J dhe D.L., andaj Gjykata me Aktvendimin PPPS.nr.77.24 të datës 23.12.2024 ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të njëjtëve edhe për një muaj, për secilin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...