Live

Me shumicë votash, Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë rrëzon padinë e PD-së për rezultatin e 11 majit

20:12 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri me shumicë votash ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Vendimi i sotëm është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim.

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.

Vendimi nuk ishte unanim por me shumicë votash, 3 me 2.

Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Sipas Top Channel, avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.

Gjykata, sipas tij, po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.

Shpërndaje në

U Kopjua