Live

Meloni pesimiste para takimit në Uashington: Nuk do të jetë aspak e lehtë

17:50 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se “nuk do të jetë aspak e lehtë” për luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar , udhëheqësja italiane thotë se mendon që “duhet të shqyrtojnë të gjitha zgjidhjet e mundshme”, duke shtuar se “nuk ka zgjidhje të lehta”.

“Unë besoj se duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të siguruar paqen dhe sigurinë për kombet tona. Puna që do të bëjmë sot është e rëndësishme.”

Ajo shtoi se “më në fund ka shkëndija shprese për dialog”. 

Shpërndaje në

U Kopjua