E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të lehta, me minimale që zbresin në -1 e -2C. Ditën do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell. Herë herë frynë erë e lehtë juglindore e lindore 1-2m/s, megjithëse dominojnë më shumë qetësitë.
Të enjten vransirat fillojnë të shtohen, por mbetet ende mot i butë me maksimale deri në 12C e 14C. Të reshura shiu përfshinë vendin mëngjesin e së premtes, që me rënie të temperaturës përzien apo edhe shndërrohen në reshje të borës deri në mbrëmje, njofton Prishtina Weather.
Në fundjavë sipas parashikimeve të fundit, vazhdojnë të reshura dëbore kohëpaskohe, duke formuar shtresë dëbore ultësirave, e viseve malore deri në gjysmë metri. Temperaturat maksimale zbresin në 2C e 0C. Nga e premta frynë erë verilindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s.