Ferizaj po përballet me mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit 2025, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, veçanërisht në këto ditë me temperatura të ulëta
Fillimisht, zyrtarët dhe përfaqësuesit e KEDS-it ia atribuonin problemin numrit të lartë të mërgimtarëve që kaluan pushimet në Kosovë, duke pretenduar se kërkesa e lartë për energji elektrike kishte mbingarkuar sistemin.
Megjithatë, pas largimit të mërgimtarëve, situata nuk ka ndryshuar, duke nxitur shqetësime të reja.
Arsyeja aktuale që po jepet nga institucionet është zhvillimi i madh i qytetit, i cili, sipas tyre, ka krijuar një kërkesë të lartë për energji elektrike, duke tejkaluar kapacitetet ekzistuese, transmeton klankosova.