Një mërgimtar është parë duke u nisur nga Gjilani drejt Prishtinës me veturën e tij, e cila mban targa të personalizuara me mbishkrimin “UÇK Hashim Thaçi”, në shenjë mbështetjeje për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.
Mërgimtari ka bërë të ditur se do t’i bashkohet protestës që organizohet sot në kryeqytet nga ora 17:00, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Organizatorët e protestës kanë theksuar se qëllimi është të shprehet pakënaqësia ndaj padrejtësive që po u bëhen liderëve të UÇK-së dhe të kërkohet një proces gjyqësor i drejtë e transparent.