Live

Mësohet gjendja e Medon Berishës, mesfushori shqiptar humb ndeshjen e radhës

09:15 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Në momentin më të mirë që po kalonte me skuadrën e Lecces, Medon Berisha u ndal pasi pësoi ditën e djeshme një dëmtim në stërvitje, gjë që bëri që mesfushori shqiptar të mungojë nesër në sfidën ndaj Comos.

Ditën e sotme, ekipi i Lecces ka njoftuar se 21-vjeçari kuqezi i është nënshtruar sot testeve mjekësore. Rezonanca e kryer për shkallën e dëmtimit të Berishës nxorrën në pah një lëndim të muskulit të kofshës së djathtë.

Pritet pas disa ditësh të bëhet e ditur koha e rikuperimit të Medon Berishës. Një gjë e sigurt është se mesfushori i kombëtares shqiptare do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë të paktën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...