Live

MI jep tender 4 milionë Euro për ndërtimin e rrugës Rajonale R118, segmenti Mushtisht-Shtërpcë

18:48 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tender në vlere 4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rajonale R118, segmenti Mushtisht-Shtërpcë.

Tenderi është dhënë me procedurë të hapur dhe me kontratë është shpërblyer konsorciumi “FAMIS CO-HC SH.A; 4A-M”.

Oferta më e lartë për këtë tender ka qenë 6 milionë e 289 mijë e 56 euro.

Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.

Me këtë kontratë parashihen punët përgaditore, pastrami i terrenit, punët tokësore, konstruksioni i rrugës, gabionet, lëshesat rrethore, sinjalistika vertikale dhe pajisjet mbrojtëse dhe sinjalistika horizontale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...