Milani e ka eliminuar mbrëmë Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi në minutën e 21-të të takimit me anë të golit të Yldizit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Por, Milani u kthye furishëm në pjesën e dytë ku për pesë minuta i shënoi dy gola.
Fillimisht ishte Pullisiq ai që barazoi shifrat në minutën e 71-të nga pika e bardhë, kurse Gatti ishte i pafat pasi shënoi autogol.
Në finale të Superkupës së Italisë, Milani do të përballet me Interin i cili e mposhti në gjysmëfinale Atalantan me rezultat 2-0.