Live

Ministrat e Mbrojtjes mblidhen në Tiranë, diskutojnë edhe për sulmin në Kosovë

19:44 / 04 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut zhvilluan sot takimin e radhës në Tiranë.

Ata diskutuan për mbrojtjen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u ndalën edhe te sulmi i fundit në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Pirro Vengu i cili drejtoi ministerialin në fjalën e tij, u ndal edhe në sulmin e fundit në Kosovë, sulm të cilin e cilësoi si të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit.

“Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hybrid dhe një vëmendje të shtuar mori sulmi kriminal i pak ditëve më pare në Zubin Potok, ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, të gjitha vendet dënuan këtë sulm të rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, tha Pirro Vengu.

Për ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë për shkak të situatës gjeopolitike në këtë ministerial duhet të përfshihet edhe Kosova.

“Për ne anëtarësimi i Kosovës mbetet prioritet absolut, por dhe për të qenë më pro-aktiv në angazhime të përbashkëta në NATO, specifikisht në Forcat e Përparura të Aleancës në Europën Juglindore; Misionin për trajnimin, asistencën dhe mbështetjen për forcat ukrainase; Misionin e NATO-s në Irak; por dhe kontribues në agjendën e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët të Bashkimit Europian, sipsh. në misionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë”, shtoi ministri.

Ndërsa zyrtarja e lartë e SHBA-ve Celeste Ëallander  theksoi rëndësinë e anëtarësimeve të reja në NATO.

“SHBA-të vijojnë të mbështesin ato vende të cilat aspirojnë të bëhen shtete anëtare të NATO-s. Pra angazhimi ynë për politikat e dyerve të hapura të NATO-s mbetet e palëkundur. Gjithashtu ne shikojmë që Koreja e Veriut, Kina, Irani dhe Rusia na sjellin në fakt një serë regjimesh autoritare që kërkojnë që të minojnë normat ndërkombëtare dhe të destabilizojnë sigurinë e të gjithë botës. Sot u ndjeva mirë kur dëgjova diskutimet që ne bëmë për të zgjeruar bashkëpunimin tonë për mbrojtjen”, deklaroi Celeste Wallander.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...