Live

Ministri francez i Transportit nën hetim, akuzohet për shpërdorim të fondeve publike

23:45 / 13 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Transportit në Francë është akuzuar për shpërdorim të fondeve publike.

Prokurori i Posaçëm Financiar i Francës ka nisur një hetim paraprak për ministrin Philippe Tabarot në një kohë ku kur kryeministri Francois Bayrou është nën presion të shtuar, pasi po përpiqet për të miratuar buxhetin përballë kundërshtimeve të shumta parlamentare.

Hetimi ka të bëjë me pozicionin që Tabarot mbajti midis vitit 2018 dhe 2020 në grupin e interesit publik për turizmin dhe kulturën (GIP) dhe në komunikimet për komunën e Le Cannet në jug të Francës.

Në atë kohë, Le Cannet udhëhiqej nga motra e tij, Michele Tabarot, deputete e partisë konservatore Republikanët. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...