Live

Mirëpritet kandidatura e Selim Marevcit në Ferizaj, ai falënderon qytetarët dhe premton përkushtim

21:19 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Selim Marevci pasi ka zyrtarizuar kandidaturën për Kuvendin Komunal në Ferizaj ka falenderuar qytetarët për mbështetjen, duke iu premtuar se do të punojë për të mirën e qytetit.

Unë do të jem gjithmonë po ai Selimi që ju dëgjon dhe që ju qëndron pranë si gjithmonë.
Dashurinë dhe respektin tim e kam për të gjithë: për ata që më duan dhe më mbështesin me zemër, POR edhe për ata që mbase nuk më shohin me të njëjtin sy. Sepse unë besoj se politika nuk është ndarje, por urë që na lidh të gjithëve për të mirën e qytetit tonë”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë i Selim Marevcit:

Miq e familjarë të nderuar,
Jam thellësisht mirënjohës për çdo fjalë të mirë, çdo përshëndetje dhe çdo mesazh mbështetjeje që më keni dërguar këto ditë. Është e pamundur të rri i heshtur para entuziazmit tuaj për kandidimin tim për Kuvendin e Komunës.
Unë do të jem gjithmonë po ai Selimi që ju dëgjon dhe që ju qëndron pranë si gjithmonë.🤝
Dashurinë dhe respektin tim e kam për të gjithë: për ata që më duan dhe më mbështesin me zemër, POR edhe për ata që mbase nuk më shohin me të njëjtin sy. Sepse unë besoj se politika nuk është ndarje, por urë që na lidh të gjithëve për të mirën e qytetit tonë🫶
Me respekt e dashuri,
Selim Marevci 6️⃣✅ ❤️

Shpërndaje në

U Kopjua