Live

Molliqaj: VV-ja nuk e do zbardhjen e rastit të Astrit Deharit sepse s’mund ta përdorë më

21:29 / 05 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Janë bërë tetë vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në përkujtim të tij, sot ka folur edhe kryetari i Partisë Socialdemokratike Dardan Molliqaj, i cili tha se Astriti ishte veprimtar i mirë e njeri me virtyte.

Molliqaj pati kritika ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij VV-ja nuk e do zbardhjen e këtij rasti, pasi s’mund ta përdorë më.

“Emri Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi kur lufta për pushtet instrumentalizon gjithçka. Jemi shumë krenarë që ne kurrë nuk e kaluam atë limit. As brenda VV-se, as jashtë saj. Kurrë nuk e shpallëm të vrarë, as të vetëvrarë. Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën. Saktësia, objektiviteti e shkenca kanë vlerë vetëm kur janë të përdorshme”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...