Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.
Temperaturat ditën e diel do të jenë nga minus pesë deri në minus dy gradë Celsius, gjersa ato maksimale do të lëvizin nga një e deri në katër gradë Celius.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga një deri në tre metër për sekond”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës transmeton Klankosova.tv
IHMK-ja porosit që kemi kujdes dhe të vishemi me veshjen e përshtatshme për motin, e po ashtu të përgatitemi për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.