Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë Celsius.
Derisa ato maksimalet parashihet të jenë ndërmjet 21 e 25 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi nga 1 deri në 5 metër për sekond.