Live

Muja: Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore ka shkelur rregulloren e Kuvendit

13:20 / 09 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka adresuar kritika ndaj Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, raporton Ekonomia Online

Deputeti i LVV-së Armend Muja tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore në vazhdimësi ka shkelur rregulloren e Kuvendit sa përketë kuorumit dhe vendimmarrjes.

Deputeti Muja, në konferencën për media ka thënë se anëtaret e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, kanë shkelur ligjin për hetim parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.

Kjo pasi sipas tij, anëtarët e këtij Komision kanë marr vendime pa pasur kuorum.

Muja ka thënë se edhe drafti i paraqitur dje në atë Komision për të gjeturat, është draft i shkruar në PDK.

“Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë ndërlidhet me Komisionin Hetimor për tekste shkollore. Komisioni Hetimor ka shkelur ligjin për hetim parlamentar, Dreshaj dhe anëtaret e tjerë në vazhdimësi e kanë shkelur  rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për hetim parlamentar duke mbajtur mbledhjen e duke ftuar dëshmitarë. Dreshaj dhe anëtarët e tjerë në vazhdimësi kanë sabotuar dhe shkelur afatin për intervistim. Në mbledhjen e fundit pa pasur numra për vendimmarrje anëtarët e kishin hartuar draft raportin, në zyrat e PDK-së  për t’ia paraqitur kryesisë së Kuvendit. Është një draft raport i hartuar kryekëput në zyrat e PDK-së”, tha Muja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...