Live

Mungesa e rrymës, Selmanaj: Qeveria Kurti dhe Martin Berishaj eliminuan projektin e sjelljes së gazit në Kosovë

11:33 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas mungesës së rrymës në disa komuna të Kosovës.

Selmanaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur prioritetet e Qeverisë Hoti për energjin dhe ndërtimin e termocentralit me gaz, që sipas Selmanajt kjo u eliminua me ardhjene Qeverisë Kurti bashkë me Martin Berishajn.

“Sot, pas katër viteve, as termocentrali me gaz e as bateritë nuk janë askund. Qytetarët përballen me ndërprerje të energjisë, si në vitet e pas luftës! Mjerim!”, ka shkruar mes tjerash Selmanaj.

Postimi i plotë:

Qëllimi i politikës nuk është të përçajë popullatën dhe të krijojë polarizime. Përkundrazi, qëllimi i politikës është të ofrojë zgjidhje dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve.
Në këtë fundvit, duke u përballur me mungesën e energjisë anekënd Kosovës, nuk mund të mos përmendim prioritetet e Qeverisë Hoti për energjinë dhe bashkëpunimin me MCC. Prioriteti kryesor ishte projekti i gazifikimit të Kosovës dhe ndërtimi i termocentralit me gaz. Në këtë mënyrë, Kosova do të kishte më shumë prodhim dhe mund të shndërrohej në një vend eksportues të energjisë.
Mirëpo, me ardhjen e Qeverisë Kurti (dhe Martin Berishës me shokë), u eliminua projekti i sjelljes së gazit në Kosovë sipas marrëveshjes së Uashingtonit si dhe ndërtimi i termocentralit me gaz, por u fokusuan në blerjen e baterive. Bateritë mund të ruajnë energjinë për një kohë të shkurtër, por nuk mund të rrisin sasinë e saj. Madje, këta edhe mburreshin me këtë.
Sot, pas katër viteve, as termocentrali me gaz e as bateritë nuk janë askund. Qytetarët përballen me ndërprerje të energjisë, si në vitet e pas luftës!
Mjerim!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...