Live

Murati: Në qeverisjen PDK-AAK-Nisma pagat për kabinetin qeveritar u rritën 100%, për shërbyesit publikë veç 4 %

14:11 / 02 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën, duke thënë se në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, pagat u rritën veç 4% për shërbyesit civil, kurse 100% për për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor., shkruan KosovaLive.

“Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza?

e datë 20 dhjetor 2017:

– Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.

Me datë 12 janar 2018:

– Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë.

Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë.

Më poshtë i keni edhe vendimet përkatëse.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...