Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe përfituesit e skemave sociale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.
Murati ka thënë se përfituesit do t’i pranojnë mjetet në llogari, varisisht se në cilën bankë e kanë llogarinë.
“Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati.