Live

Musliu: Kurti ka 24 vjet që punon kundër Kosovës, koha për t’u ballafaquar

15:29 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se për më shumë se dy dekada ka vepruar kundër shtetit të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Musliu ka thënë se që nga dita e daljes nga burgu, Kurti ka kanalizuar energjinë e tij jo për forcimin e shtetësisë, por për “minimin sistematik” të saj, duke e sfiduar, delegjitimuar dhe në fund nënshtruar shtetin.

Sipas saj, Kurti e sheh shtetin si pronë personale dhe demokracinë si pengesë për agjendat e tij, nuk duron debat e opozitë, dhe nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për pushtetin.

“Kosova nuk mund të mbetet peng i një përçarësi ekstremist që nuk njeh as komb as Zot. Tani është koha për t’u indinjuar dhe për t’u ballafaquar. Heshtja nuk është më opsion,” ka shkruar Musliu, duke shtuar se kjo duhet të bëhet për liri e demokraci dhe kundër diktaturës.

Shpërndaje në

U Kopjua