Live

Musliu-Shoshi: Kushtetuta është detyrim, VV po e vendos partinë mbi shtetin

16:47 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër LVV-në, duke thënë se kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e Kuvendit tregon se kjo parti po e vendos interesin e ngushtë të saj mbi interesin e shtetit dhe të popullit të Kosovës.

Në postimin e saj në Facebook, Musliu-Shoshi ka theksuar se Kushtetuta është detyrim dhe nuk mund të bëhet subjekt i interesave të ngushta të partive politike apo individëve

“Ky është mentalitet autokratik, që po e shtyn Kosovën drejt një krize të përhershme”, shkruan Musliu-Shoshi në postimin e saj, duke shtuar se Kosova ka nevojë për një qeverisje që respekton ligjin dhe punon për qytetarin, jo për mbajtjen e pushtetit përmes krizave politike.

Musliu-Shoshi ka përfunduar me një apel për të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës: “Kushtetuta nuk është opsion, është detyrim! Kush nuk e pranon, nuk ka vend në udhëheqjen e institucioneve të Republikës.

Shpërndaje në

U Kopjua