Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, gjatë konferencës për media ka deklaruar se njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, i prerë dhe pa ekuivok.
Sipas tij, ky njoftim nënkupton se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
‘’Ky nuk është një gabim procedural i një deputeti tëVetëvendosjes. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të kapur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës, Kuvendin e Kosovës, përmes veprimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.Kjo nuk është mungesë vullneti, por shkelje e qëllimshme e rregullave që i japin kuptim dhe legjitimitet demokracisë sonë’’, ka deklaruar Mustafa.