Live

Nagip Krasniqi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” – Flet avokati i tij

17:44 / 04 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se Krasniqi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Avokati ka thënë se kjo nuk është çështje e re, por është intervista e dytë në lidhje me hetimet që janë duke u bërë për riparimin e Bllokut A5 që kanë filluar në janar të vitit 2023.

“Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare që ka të bëjë me riparimin e Bllokut A5 që ka fillu hetimi në janar të vitit 2023. Kjo është intervista e dytë, nuk është çështje e re hetimore është e vjetër”, ka deklaruar ai para mediave.

Ndryshe Prokuroria muaj më parë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Nagip Krasniqi, ish-kryeshef ekzekutiv në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK).

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K. Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Krasniqi sipas Prokurorisë, ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Ndërkohë, më 25 prill 2024 Bordi i kompanisë publike të KEK-ut, ka pezulluar nga detyra e kryeshefit Nagip Krasniqin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...