Federata e Karatesë e Kosovës ka bërë ndarjen e çmimeve për Laureatët 2024, çmim ky që jepet për sportistët më të dalluar të vitit.
E një nga sportistët më të dalluar të vitit ishte edhe karateisti Yll Morina, i cili u nderua me çmim si nga më të mirët në kategorinë juniore.
Morina, i cili i përket klubit të karatesë “Fuati”, nën drejtimin e trajnerit të njohur Shkëlzen Berisha arriti shumë suksese të mëdha përgjatë këtij viti, i cili u shpërblye dhe vlerësua në fund nga Federata e Karatesë.
Ai ka fituar disa medalje në gara të ndryshme ku ka marrë pjesë, e së fundmi ai ishte nderuar me medaljen e bronztë pak muaj më parë në kategorinë Junior -55 kilogramë në “Sofia Open”.