Live

Ndërprerje të rrymës në rajon, Kosova pa ndonjë problem në furnizim

13:53 / 21 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Ndonëse shumë vende në rajon si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina mbetën pa rrymë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Lulzim Krasniqi, për të marrë informacione.

“Nuk ka ndonjë problem aktualisht”, tha Krasniqi për Reporteri.

Ndonëse, Krasniqi tha se nuk ka shumë informacione rreth asaj që ndodhi sot në vendet në rajon, prandaj ka kërkuar që të kontaktohet më vonë për informacione shtesë.

Sot, ka pasur një ndërprerje masive të energjisë elektrike në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Shqipëri. Në Kosovë, por as në Serbi, nuk u raportua për probleme me rrymë.

Ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së rrymës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...