Live

Ndërtimet janë rritur, por shitjet kanë rënë deri në 60%, thonë nga Asociacioni i komunave të Kosovës

23:11 / 12 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Edison Tërnava nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka folur për sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë.

Gjatë një interviste për RTK, ai ka thënë se në bazë të të dhënave që i posedojnë, numri i ndërtimeve ka vazhduar duke u rritur, ndërkaq shitjet janë ulur.

Por, ai ka shtuar se çmimet kanë vazhduar të rriten në mënyrë drastike.

“Kemi rritje të ndërtimeve, por kemi rënie të shitjev dhe ngritje të çmimeve. Ngritje drastike të çmimeve, kërkesa për blerje ka ra nëse flasim për periudhën 2022 deri në fund të 2023 ose fillim 2024 është 50-60% rënie e shitjeve ndërsa ndërtimi ka vazhdu, nuk ka ndonjë shkëputje bëzë të dhënave që i kam është në ngritje”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...