Live

Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i

08:44 / 27 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një projekti të ndërtimit të urës për këmbësorë në Zubin Potok.

Siç njofton KFOR-i, Grupi i Përbashkët i Mbështetjes së Logjistikës dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindje punuan gjerësisht për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të vendosur shtyllat prej betoni dhe për të krijuar këtë urë.

“Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke përfshirë fëmijë, gjatë rrugës për në shkollë”, tha KFOR-i.

Kjo përpjekje, sipas KFOR-it, ishte pjesë e projekteve të rregullta të kryera nga KFOR-i në mbështetje të nevojave të komuniteteve lokale.

Në këtë përurim, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...