Live

“Nëse situata nuk ndryshon, gjendja në Kosovë ka me qenë shumë e rëndë”, thotë Deda

19:14 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Analisti Ilir Deda, në emisionin “DPT te Fidani” foli rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja në Kosovë.

Deda shton se nëse këto zgjedhje mbahen, dhe rezultati mbetet i njëjtë, sipas tij, vetë qytetarët kanë vendosur ta ‘hajnë’ shtetin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai shton se legjislatura e tanishme nuk duhet të vazhdojë më.

“Nuk ka kuptim me vazhdu më kjo legjislaturë, duhet me u zgjedh kryetari apo kryetarja e Kuvendit, duhet me u zgjedh nënkryetarët, por e dimë që Albini s’i ka numrat për me e bë Qeverinë, por e dimë njëjtë që as opozita nuk do me i pasë numrat me e bë qeverinë, edhe hajde do të përfundojmë në zgjedhje të reja”.

“Për mua personalisht, ato zgjedhje kanë me qenë test për me pa në cilin vend po jetojmë ne. Me i pa njerëzit, sa kanë me dalë me votu, dhe kë kanë me votu. Nëse mbetet krejt njëjtë, atëherë kemi vendosur vetë ne me honger shtetin tonë. Sepse Kosova dimrit ka me qenë në qasi kolapsi ekonomik, me mijëra e mijëra njerëz pa punë, pa pare nga jashtë, pa kurrfarë investimi, çfarë Kosove është ajo katër-pesë muaj prej sot? Ajo është horror opsioni. Po kujt po i vyen Serbia me bë çka do kundër Kosovës, kur Kosova po bën gjithçka kundër vetes së vetë”, tha Deda.

Deda tutje shton se sezoni i dimrit në Kosovë do të jetë kohë e dhimbshme nëse nuk ndryshon asgjë nga situata aktuale në vend.

“Për besë unë s’di se nëse edhe ti ke me mujt me majt emision, e unë s’di a du me dalë në atë kohë. Ka me qenë rëndë, ka me qenë vështirë. Por çka me thënë, njerëzit po i shtinë veshët në lesh, qysh thuhet kështu”, deklaroi Deda.

Shpërndaje në

U Kopjua