Live

Nesër minohet për herë të gjashtë masa shkëmbore e rrugës Kijevë-Dollc

14:08 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i gjashtë i masave shkëmbore.

Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e djathtë e zgjerimit të rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria bëri të ditur se për shkak të minimit do të ketë ndërprerje të trafikut nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...