Live

Nesër takohen shefat e mbrojtjes të NATO-s

18:29 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen nesër, kjo në kuadër të një fluksi diplomatik rreth luftës në Ukrainë.

Siç raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, do të informojë shefat mbi rezultatet e takimit në Alaskë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të premten e kaluar.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, thotë se do të kryesojë takimin virtual, duke sugjeruar se ai do të përqendrohet në Ukrainë.

Shpërndaje në

U Kopjua