Sekretari i Përgjithshëm i AAK, Muharrem Nitaj, ka reaguar lidhur me 100 eurot e ndara nga kryeministri Kurti, për fëmijët dhe pensionistët në prag të zgjedhjeve.
Nitaj u shpreh se 100 eurot që po i ndanë Kurt janë të pensionistëve, ai po ua ndanë paratë që nuk ua dha gjatë vitit me vonesë dhe jo dinjitetshëm
“Dmth kryeministri i shpërndan parat që gjatë vitit nuk ua ka dhënë as pensionistëve e as fëmijëve. Ia u jep paret e veta, veçse ia u jep me shumë vonesë dhe në një formë jo fort të dinjitetshme.
Pse është i fiksuar se po jep, po fal. Po është nën dinjitetin e njeriut, t’ia falësh atë që i takon. Bile edhe ta mashtrosh e t’i japësh më pak se ç’i takon.
E kuptoj se për plot njerëz nuk jan pak, edhe aq pak sa janë 100 euro, sepse edhe me aq mund ta kthejnë gëzimin e një dite.
Po kjo nuk zgjatë më shumë se kaq, sepse ustai t’i jep ditën t’i merr natën, në qoftëse veç nuk t’i ka marrë tashmë…Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, po vitrat nuk janë para të taksapaguesve…”, ka shkruar Nitaj në Facebook.