Një foshnjë shtatë ditëshe u gjet këtë mëngjes pas një kontejneri në Zemun të Beogradit.
Ajo u gjet nga një grua që po shëtiste qenin e saj, raporton mediumi serb Nova, transmeton Klankosova.tv.
Si çdo mëngjes, Maja Miladinovic po shëtiste qenin e saj përgjatë rrugës Dunavska në Zemun kur hasi një qese pas një kontejneri në të cilën diçka po lëvizte.
“Mendova se ishte qen që po zvarritej, por kur u afrova pashë se ishte një foshnjë. Foshnja mezi merrte frymë dhe ishte e nxirë”, thotë ajo.