Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se nga dyshimet preliminare viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.