Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar një sasi të detergjentit, raporton KosovaLive.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet, për pasojë të njëjtës i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Më pas, gruaja është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe po merr trajtimin për momentin.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe rasti është iniciuar si “tentim vetëvrasje”.