Një grua ka vdekur në QKUK në orët e para të së mërkurës.
Ajo kishte qenë duke u trajtuar aty nga e diela e 10 gushtit, njofton policia.
Sipas raportit 24 orësh, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, dhe është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
HETIM MBI VDEKJEN
Gjilan / 10.08.2025 – 19:34. Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.