Një rast i vjedhjes është raportuar në rrugën “Ali Berisha” në Klinë, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga shtëpia e viktimës janë vjedhur 4000 franga zvicerane, 250 paund britanik, 50 kruna norvegjeze, si dhe stoli ari në vlerë rreth 19,100 euro.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, me autorët ende të paidentifikuar, ndërsa për vjedhjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, njofton PK.