Indonezia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, konkretisht në rajonin Poso në Sulawesin Qendror.
Fuqia e lëkundjeve raportohet të jetë 6.0 shkallë të Rihterit.
Dridhjet e tokës shkaktuan lëndimin e dhjetëra personave.
Siç raporton mediat, 29 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje gjerësisht në zonat përreth.
Aktualisht nuk raportohet për viktima në njerëz, agjencia indoneziane BMKG ka konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami, transmeton Klankosova.tv.