Nju Jorku pati një iniciativë kontroverze të dielën për të ngarkuar financiarisht shoferët që hyjnë në pjesë të qytetit.
Guvernatorja e shtetit Kathy Hochul njoftoi në nëntor se shoferët që hyjnë në zonat e Manhattan-it në jug të Central Park do të paguajnë një tarifë gjatë ditës prej 9 dollarë nga mesnata e 4 janarit.
Ky plan ringjall një debat që parashihte fillimisht një tarifë bazë prej 15 dollarësh, që u ndërpre në qershor.
Taksa ka për qëllim të reduktojë bllokimin e trafikut, e cila parashihet të ndihmojë në rregullimin e infrastrukturës së tranzitit publik.
“Ne e kemi studiuar këtë çështje për pesë vjet. Dhe duhen vetëm rreth pesë minuta nëse jeni në qendër të Manhatanit për të parë se Nju Jorku ka një problem të vërtetë trafiku”, u tha gazetarëve kryetari dhe kryeshefi ekzekutiv i Autoritetit Metropolitan të Transportit, Janno Lieber, të premten vonë pas një seance gjyqësore që hapi rrugën për tarifat, raporton AP, përcjell Insajderi.
“Ne duhet ta bëjmë më të lehtë qasjen me veturë për njerëzit”, tha ai.
Kostoja për drejtuesit varet nga koha e ditës dhe nëse shoferët kanë E-ZPass, sistem elektronik për mbledhjen e tarifave që përdoret në shumë shtete.
Shumica e shoferëve me E-ZPass do të paguajnë tarifën prej 9 dollarësh për të hyrë në Manhattan në jug të Central Park gjatë ditëve të javës mes orës 5 të mëngjesit dhe 9 pasdite, si dhe në fundjavë nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 pasdite. Gjatë orëve të pushimit, tarifa do të jetë 2,25 dollarë.