Hazir Krasniqi, kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, po i mundësohet të punojë derisa po e vuan dënimin me burg në Smrekonicë.
Ai ishte dënuar për ndihmë në vrasje, e për shkak të sjelljeve të mira, siç u tha, iu lejua edhe puna jashtë burgut.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e pyetur nga Nacionale për këtë temë, ka thënë se kjo nuk është kompetencë e saj.“Këto nuk janë kompetencë e imja”, tha shkurt Haxhiu, duke kërkuar që për temat e tilla t’i drejtohen Shërbimit Korrektues të Kosovës.