Live

“Nuk është shkaku i zgjedhjeve”, Haliti: Viti i tretë që Qeveria Kurti i rriti pagat

23:24 / 31 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, thotë se Qeveria e Kosovës i ka rritur pagat për tri vite radhazi.

Sipas tij, rritja e pagave nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Faktet flasin. Është viti i tretë që kjo Qeveri i rritë pagat, nuk është për shkak të zgjedhjeve. Kur është miratuar Ligji i Pagave janë rritur pagat në sektorin publik. Gjithashtu, në fillim të vitit 2024 janë rritur prapë. Edhe në fillim të vitit 2025 rriten prapë d.m.th. është viti i tretë. Edhe në vitin 2026 do të rriten dhe 2027, kështu janë parashikimet edhe në kornizën afat mesme të shpenzimeve. Kjo qeveri nuk po i rritë pagat për shkak të zgjedhjeve”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Haliti tha se akuza që rritja e pagave lidhet për elektorat, nuk ekziston.

“Janë rritur edhe shtesat për fëmijë, edhe pensionet e moshës kontribut paguesve për të gjitha këto nuk është hera e parë. Kështu që, pse kjo kritikë? Nuk e di pse duan të kritikojnë për një gjë që nuk ekziston?”, deklaroi ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që do t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025. Sipas Ligjit për Pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...