Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.
Operacioni po zhvillohet për drogë, armë e kapje të personave në kërkim, shkruan A2.
Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.
RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.
Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.