Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kolumbi.
Atje, Osmani u prit me nderime ushtarake nga presidenti Gustavo Petro, shkruan IndeksOnline.
Pas takimit, i pari i një delegacioni kosovar në Kolumbi, Osmani u shpreh se shteti kolumbian shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani në Facebook.
Ky është postimi i plotë i presidentes:
Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!