Live

Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike

18:00 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë procesi i konstituimit të institucioneve të reja u diskutua në takimin mes Osmanit dhe Rohdes.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Shefja e shtetit të Kosovës e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua