Presidentja Vjosa Osmani në Dubrovnik, është takuar me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook për takimin, duke thënë se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.
“Me presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë”, ka shkruar Osmani.