Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zyrtarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker.
Para takimit me të parën e vendit, Baker u takua sot edhe me komandantit e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin, transmeton klankosova.tv.
Derisa zyrtari i lartë amerikan arriti dje në Kosovë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Pas takimit me Osmanin, Baker pritet të takohet edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.