Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin siç thuhet ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes.
Osmani përmes njoftimit të presidencës në Facebook, thuhet se e ka vlerësuar Turqinë si aleate të rëndësishme dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj në rrugën euroatlantike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Presidentja theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritetet strategjik i Republikës së Kosovës dhe se bashkëpunimi me Turqinë në këtë drejtim është thelbësor”.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan po ashtu për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, shkruhet në njoftim.